Formohet komisioni ad-hoc për zgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor

27 nëntor 2024 | 11:23

Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin ad-hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën si kryeinspektor shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka theksuar si prioritet reagimin më të shpejtë ndaj shkeljeve potenciale të të drejtave të pacientëve.

“Fuqizimi i kapaciteteve ekzistuese është prioritet strategjik i qeverisë duke përmirësuar kapacitetet tona, ne do të kemi mundësi të reagojmë më shpejtë ndaj shkeljeve potenciale të të drejtave të pacientëve që të ndëshkohen ata që shkelin të drejtat dhe legjislacionin në fuqi”, ka thënë Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbajtur…