Formohet Komisioni për histori, Maqedoni – Greqi
10 shtator 2018
| 20:25
Është formuar Komiteti ndër-disiplinor i përbashkët i ekspertëve mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Ministria e Jashtme e Maqedonisë njofton se në përbërjen e Komitetit nga ana maqedonase janë caktuar 7 anëtarë në krye me ambasadorin, Viktor Gaber.
Komiteti i përbashkët i ekspertëve është i vetmi detyrim i palëve, që duhet të funksionojë para hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.
Me Marrëveshjen e Prespës parashikohet që ky Komitet për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore të formohet 1 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe i njëjti të bëjë revizionin e teksteve të historisë.