Formohet komisioni për verifikimin e dëmeve pas vërshimeve në Deçan
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutua për çështje të ndryshme.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe lidhur më situatën e krijuar pas reshjeve të shiut dhe erërave të forta në fund të vitit 2020 që shkaktuan edhe dëme në rrjetin elektrik dhe vërshime nga uji në disa fshatra të Komunës se Deçanit, për çka u bë me dije se është formuar një komision për verifikim të dëmeve dhe do të dalë me një raport të detajuar lidhur me situatën në terren.
Po ashtu në këtë takim është diskutuar për menaxhimin e situatës për parandalimin e Covid-19, ku Komuna e Deçanit, aktualisht ka vetëm 77 raste aktive më Covid-19 dhe situate është nën kontrolle.
Gjithashtu është diskutuar edhe për një sërë temash me rëndësi për Komunën e Deçanit dhe angazhimet e shumta që e presin në realizimin e projekteve për vitin 2021.