Formohet komisioni për vlerësim e dëmeve të shkaktuara nga shiu në Rahovec
08 mars 2018
| 16:36
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, duke u bazuar nga situatën e krijuar në terren pas reshjeve të shitu, ka nënshkruar vendimin për formimin e komisionit për “Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore – vërshimet e shiut”.
“Njoftohen qytetarët të cilët janë prekur nga vërshimet dhe deri më tani nuk i kanë njoftuar organet komunale të paraqiten tek zyrat e komisionit. Ju njoftojmë se zyrat e komisionit, gjenden në objektin e vjetër të komunës, në katin e dytë tek Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, përkatësisht tek kryetari i komisionit, Nisret Shala”, është thënë në njoftimin e Komunës së Rahovecit.