Formohet Komiteti për Gripin Sezonal
Është formuar Komiteti në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i cili do të përcjellë gjendjen epidemiologjike me gripin sezonal.
Komitetin e përbëjnë: Dr. Basri Sejdiu, drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Prof. Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Prof. Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive, dr. Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente, Prof. Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, dr. Drita Telaku- Qosaj, drejtoreshë e Klinikës së Pediatrisë dhe dr. Rukije Mehmeti, drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë.
Komiteti do të përcjellë situatën në baza ditore.
Në mbledhjen e parë të Komitetit u konstatua se, nga 1 tetori deri më sot, në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë rapotuar gjithsej 29 mijë e 938 raste të dyshimta me grip (ILI), 4 mijë 719 raste me ARI (infeksion respiratori akut) dhe 43 raste me SARI (infeksion i rëndë respirator akut).
Deri tani janë raportuar 3 mijë e 116 raste me grip sezonal, 285 raste me infeksion akut, dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut.
U konstatua se ka 4 raste të verifikuara të vdekjeve me AHN1 dhe 6 raste me influencen e gripi A.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kontatojnë se:
1. Kemi të bëjmë me epidemi të gripi sezonal
2. Rekomandimet e gjertanishme të Institutit Kombëtar dhe Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universistar mbeten në fuqi dhe vlejnë për tërë teritorin e Republikës së Kosovës, duke rithesukuar edhe njëherë masat e domosdoshme në të gjitha institucionet shëndetësore.
3. Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknkologjisë e rekomandojmë që të gjitha institucionet parashkolloree, fillore dhe të mesme ( publike dhe private) ku fëmijët dhe nxënësit kanë shenja dhe simptoma të gripit ( temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut.
4. Instituti Kombëtar dhe SHSKUK përsërisin rekomandimet për qytetarët që të kenë kujdes mos të dalin në ambient të ftohtë, të mos qëndrojnë në lokale të mbyllura me dendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.