Formohet shtabi zgjedhor i PDK-së në Italinë veriore
Me qëllim të promovimit të vlerave dhe vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës në botë, në shumë shtete evropiane dhe Kanada, janë zyrtarizuar shtabet zgjedhore për zgjedhjet e 14 Shkurtit.
Për këtë kohë të shkurtër të aktivizimit të Departamentit të Diasporës në PDK, ka arritur të formoj dhjetëra nëndegë dhe shtabe për zgjedhjet, në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Sot është zyrtarizuar Shtabi zgjedhor i PDK-së në Italinë veriore, për qytetet Treviso, Padova dhe Monte Belluno.
Udhëheqës i këtij shtabi u zgjodh Agim Fetaj, ndërsa bashkëdrejtues të tjerë të shtabit u zgjodhën edhe Endrit Veselaj, Besnik Gashi, Hetem Kadriu, Haxhi Hajdari dhe Avdyl Shala. Ky shtab e njoftoi Departamentin për Diasporë në PDK për aktivitetet e zhvilluara përgjatë kësaj periudhe zgjedhore, duke theksuar informimin rreth procesit zgjedhor të bashkatdhetarëve si dhe promovimin e vlerave shtetformuese e shtetndërtuese të PDK-së.
Diaspora, u tha në takim, është kontribuuese e zhvillimeve të jashtëzakonshme pozitive në atdhe, andaj, edhe procesi i votimit dhe promovimi i vizionit për fuqizimin e shtetit dhe Rimëkëmbjes, është kontribut për vlerat demokratike të Republikës së Kosovës dhe PDK-së.