Formohet task-forca për luftimin e drogave në sholla
18 qershor 2019
| 17:51
Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj në mbledhjen e së martës ka filluar fushatën kundër përdorimit të narkotikëve dhe formimit të Task-Forcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla.
Qëllimi i kësaj task-force është parandalimi, luftimi dhe largimi i drogës nga institucionet shkollore.
Ky do të jetë qëllim primar, ndërkaq synohet përgjithësisht luftimi i drogës në mesin e të rinjve. Task-Forca do të ndërmerr veprimet e nevojshme që droga të mos jetë prezentë te të rinjtë.