Formula 1 e Moto GP, anulohen garat në Australi

06 korrik 2021 | 14:40

Të reja të rëndësishme nga bota e motorsport. Për shkak të kufizimeve në lidhje me lëvizjen dhe vështirësive logjistike, në dakordësi me Viktoria State Government, autoritetin qeverisës së shtetit të Viktorias, Formula Një dhe Dorna, kanë vendosur të anulojnë nga kalendari i 2021 Çmimin e Madh të Australisë në të dy kategoritë. Formula një në këtë mënyrë këtë vit nuk do të zbarkojë në Melbourne, ndërsa Moto GP, duhet të heqë dorë nga pista spektakolare e Phillip Island.

Njëvendëshet e Formula Një, duhet të garonin në pistën e Melbourne, nga 19 deri në 21 nëntor, menjëherë pas Çmimit të Madh të Brazilit, para se të shkonin në Arabinë Saudite. Pas anulimit Çmimit të Madh të Singapor, që u zëvendësua menjëherë nga Turqia për të mbajtur 23 gara në kalendar, tani roganizatorët e Formula Një janë të detyruar të heqin dorë edhe nga Australia. Ende nuk dihet nëse dhe se kur do të gjendet një postë zëvendësuese për të ruajtur të gjithë raundet në program për 2021-shin.

Një goditje në zemër për të apasionuarit e Moto Gp dhe për pilotët është anulimi i garës në Phillip Islandë, një nga pistat më emocionuese të kalendarit. Fundjava në Australi ishte parashikuar për 22-24 tetor, por Dorna, duke uruar që të rikthehet aty në 2022-shin, ka gjetur një zgjidhje për të zhvilluar të gjitha garat e parashikuara në fillim të vitit.

Çmimi i Madh i Malajzisë në Sepang është përshpejtuar me një javë dhe do te garohet nga 24 tetori në vend të Phillip Island, në mënyrë që Moto Gp të mund të transferohet direkt nga Tajlanda ku do të ketë ndalesën 15 deri në 17 tetor. Nga 5 deri në 7 nëntori ndërkohë motorët do të garojnë në Portimao me Çmimin e Madh të Algarve. /SS/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër dhe pasnesër do të zhvillohet seancë e re për…