Formula 1, garat e ardhshme do t’i zhvillohej pa tifozë

12 nëntor 2020 | 12:05

Liberty Media, kompania që menaxhon sportin e Formulës 1, ka vendosur që garat e mbetura të këtij sezoni të zhvillohen pa tifozë.

Edhe pse kriza e krijuar nga pandemia Covid-19 ka prekur rëndë këtë sport dhe kërkesat e tifozëve janë të larta, sërish Liberty Media ka qenë e prerë në vendimin e saj për të mos lejuar tifozët.

“Nuk do ta lejojmë praninë e tifozëve për garat e fundit të këtij sezoni (edhe katër të tilla). Situata globale nuk na lejon që të zhvillojmë gara me dyer të hapura dhe me praninë e publikut në tribuna”, kanë thënë drejtuesit e Liberty Media.

Ekziston frika që edhe garat e sezonit të ardhshëm të zhvillohen sërish pa tifozë, si një masë parandaluese për përhapjen e virusit vdekjeprurës. Këtë sezon, vetëm tri gara kanë pasur një numër të limituar tifozësh, ato të zhvilluara në Mugello, Sochi dhe Portimao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se çështja e të pagjeturve…