Formula 1, me 23 gara në vitin 2022
Zyrtarisht do të paraqitet në tetor, por që tani ekziston një projekt-kalendar i garave të vitit 2022 në Formula 1.
Një tjetër kalendar me 23 gara, që pritet të nisë në Bahrein më 20 mars dhe të përfundojë në Abu Dhabi më 20 nëntor. Gara e parë në Evropë pritet të jetë më 22 maj. Mes risive do të jetë gara qytetase e Majemit (pritet të zhvillohet më 8 maj), ndërsa gara e Arabisë Saudite, që debuton këtë vit, do të s’postohet nga nëntori në mars.
Mungon në kalendar gara e Gjermanisë, ndërkohë që testet e vetme dimërore pritet të jenë në Bahrein. Ka ende disa balotazhe, për dy gara që do të zhvillohen në Evropë dhe që do të qartësohen ditët në vijim.
Kalendari provizor 2022 i Formulës 1
20 mars, Bahrain (pista e Sakhir)
27 mars, Arabia Saudite (pista e Jedah)
10 prill, Australi (pista e Melburn)
24 prill, Kinë (pista e Shanghai)
8 maj, Amerikë (pista e Majemi)
22 maj, Spanjë (pista e Barcelona)
29 maj, Monaco (pista e Montekarlo)
12 qershor, Azerbajxhan (pista e Baku)
19 qershor, Kanada (pista e Montreal)
3 korrik, Britani e Madhe (pista e Silverstone)
10 korrik, Austri (pista e Zeltveg)
17 korrik, Francë ose Itali
31 korrik, Hungari (pista e Budapest)
28 gusht, Belgjikë (pista e Spa)
4 shtator, Holandë (pista e Zandvort)
11 shtator, Itali (pista e Monza)
25 shtator, Rusi (pista e Sochi)
2 tetor, Singapor ose Turqi
9 tetor, Japoni (pista e Suzuka)
23 tetor, Amerikë (pista e Austin)
30 tetor, Meksikë (pista e Mexico City)
13 nëntor, Brazil (pista e Interlagos)
20 nëntor, Abu Dhabi (pista e Yas Marina)