Formula 1 me risi në 75-vjetorin e garave

13 nëntor 2024 | 13:23

Formula 1 vazhdon të ndjekë rrugën e spektaklit dhe këtë gjë dëshiron ta tregojë edhe jashtë pistës. Drejtuesit e saj, së bashku me ata të FIA-s, kanë njoftuar një risi interesante, që do të aplikohet vitin tjetër.

Makinat do të prezantohen të gjitha në të njëjtën ditë. Festa e madhe e organizuar nga Formula 1 do të zhvillohet më 18 shkurt 2025, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës. Kjo risi do të bëhet për të festuar 75 vjetorin e F1. Kështu, mbrëmjen e 18 shkurtit, do të prezantohen dhjetë skuadrat së bashku me drejtuesit dhe pilotët e tyre përkatës. Kjo bëhet edhe për të eliminuar prezantimet “fake” të sezoneve të fundit.

“Për herë të parë do të mbledhim fansat tanë, të 20 pilotëve e sportit tonë dhe disa të ftuar shumë specialë për të nisur zyrtarisht sezonin e ri dhe për të festuar vitin tonë të 75-të të garave”, deklaroi Stefano Domenicali. Më tej, presidenti i Formula 1 shtoi: “Kjo do të jetë një mundësi fantastike për tifozët e të gjitha moshave që të përjetojnë nga afër spektaklin e pabesueshëm të argëtimit që është F1”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët e Komisionit të Zbatimit të Përbashkët të Komandës Rajonale…