Formula 1 sfidon pandeminë, Franca, Austria e Holanda gara me publik

02 qershor 2021 | 12:16

Në Evropë po ulet numri i rasteve të reja me koronavirus, qeveritë po reduktojnë masat anti-Covid dhe sporti është gati të përtojë nga kjo situatë. Përfshi edhe Formula 1, një sport me kosto të lartë dhe që pa praninë e tifozëve ka humbje të mëdha.

Për këtë arsye, organizatorët e garave të Francës, Austrisë dhe Holandës, janë gati të hapin dyert për publikun, për garat që organizohen gjatë muajve qershor-korrik.

Në Francë, publiku do të jetë i reduktuar, por parashikohet një numër prej 45 mijë persona gjatë 3 ditëve. Ndërsa në Austri, organizatorët synojnë të kenë 3000 persona në ditë (15 deri 20 mijë në total). Për dy gara, në Austri parashikohen 40 mijë fansa. Akoma më pozitive situata në Holandë, që po punon për të pasur 100% spektatorë në tribuna, ose 105 mijë përgjatë gjithë fundjavës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, ka kërkuar që fillimisht…