Formula 1 zbulon projektin e së ardhmes
Pronarët e Formula 1 asnjëherë nuk kanë hequr dorë nga ideja për të zhvilluar në Amerikë një garë të dytë. Dhe vendi i përzgjedhur është Majemi, qyteti bregdetar i ëndrrave për çdo njeri. Chloe Targett-Adams, drejtoresha e promocionit dhe marrëdhënieve të marketingut në Formula 1, në një intervistë për ESPN konrmon këtë ide: “Po punojmë për një projekt afatgjatë”.
“Ne jemi të bindur se Majemi është një qytet që ka shumë potencial për të mirëpritur dhe organizuar një garë të Formula 1. Një qytet plot jetë dhe një garë këtu do të ishte ideale”, ka thënë Adams. Gjithsesi, shefja e Formula 1 pranon se nuk është e lehtë, pasi vështirësia më e madhe është gjetja e zonës së duhur ku do të zhvillohet gara. Ideja e saj është të zhvillohet një garë qytetase, në rrugët e Majemit, raporton “Telesport”.
“Është e vështirë të përshtatësh interesat e investitorëve me ato të komunitetit. Ndaj, duhet gjetur kompromisi i duhur që të kënaqë të gjithë, që të ulë pakënaqësitë e banorëve të zonës ku mund të zhvillohet gara”, ka deklaruar Adams.