FORMULA E ALI AHMETIT JO RUSISË PO EUROPËS VIJË DEMARKACIONI PËR KOMBIN SHQIPTAR NË TË ARDHMEN
Ismet Sylejmani
Makineria ruse përballë Liderit të madh të Kombit shqiptar Ali Ahmeti, ka dështuar në Kosovë, ka dështuar në të kaluarën, e do të vazhdojë dështojë edhe në të ardhmen në Maqedoni të Veriut!
Udhëheqësi i madh kombëtar Ali Ahmeti me shokë e me bashkëveprimtar, me ushtar e me bashkëluftëtar, fillimisht në LPK, pastaj në UÇK, në UÇPMB e në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, por edhe në partinë e Tij BDI, ua ka djegur kartat në duar, dhe ua ka nxjerrë në siperfaqe planet shfarosëse antishqiptare, por edhe ua ka çjerrë të gjithëve maskën anti euroatlantike ruse!
Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar Ali Ahmeti duke qenë njëri nga themeluesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Kryekomandat e Përfaqësues Politik i saj, është balli dhe nderi i çlirimtarit të popullit shqiptar!
Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar Ali Ahmeti, është Ai i cili e nxorri nga pozita koloniale popullin e Tij, i cili vuante si gjarpëri nën guri në ish – Maqedoninë antishqiptare të Mojsovit, të Kolishevskit e të Gligorovit, dhe u bë edhe arkitekti intern i Marrveshjes Korrnizë të Ohrit, e cila përfundimisht e bëri të barabartë popullin shqiptar me atë maqedon, në Maqedoninë e Veriut!
Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar Ali Ahmeti me Partinë e Tij BDI, me politikën e Tij të urtë e të menqur, të qetë e të sigurtë, e ka ngjitur në nivele të larta përspektivën e Maqedonisë së Veriut, e cila në saje të Tij dhe të Partisë së Tij BDI, për vite të tëra, bashkë me faktorin politik vendor dhe atë ndërkombëtar, Maqedoninë e Veriut e kanë bërë anëtare të Aleancës më të fuqishme ushtarako të botës NATO, dhe në të ardhmen Maqedonia e Veriut, do të jetë patjeter edhe në Bashkimin Europian!
Maqedonia e Veriut në NATO, është fitore e madhe progresive dhe shpartallim total i ëndrrës ruse, për rikthim të sundimit të saj, përmes Serbisë dhe elementeve te saj në Maqedoni të Veriut, për rikthim dhe dominim antishqiptar në këtë shtet, në të cilin vula e angazhimit dhe kontributit të Ikonës moderne të shqiptarizmës besnike Ali Ahmeti, është kolosale e do të jetë vendimtare në proceset e së ardhmes demoktarike!
Përballë këtyre kontributeve të mëdha të Kryekomandantit të UÇK-së, Rusia putiniste, do të orvatet me forma e mjete të ndryshme ta denigrojë, ta fyej e ta përbaltë Udhëheqësin Legjendar Ali Ahmeti, por e ka të kotë, sepse Rilindasi modern, Atdheun dhe përspektiven e Kombit të Tij, e sheh me llupën e Skenderbeut dhe në aleancë të ngushtë e të përhershme më platformen progresive e fitimtare euroatlantike të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Perandoria Ruse dhe Presidenti i saj gjakpirës Putin, ka dështuar në kursin e saj në Kosovë në vitin 1999, ka dështuar edhe në Maqedoni në vitin 2001, dhe do të vazhdojë të dështojë me turp, përballë planit dhe strategjisë euroatlantike të Udhëheqësit të madh të popullit, Atdheut e Kombit Ali Ahmeti, i cili tanimë e ka krijuar edhe një hallkë, atë të Frontit Europian, përmes të cilit do të dijë të godas pagabueshëm!
Formula Jo Rusisë, Po Europës, është dhe mbetet thirrja për unitet të popullit shqiptar dhe vija e demarkacionit që i ndanë forcat euroatlantike pro amerikane dhe ato antieuroatlantike pro ruse!
Prishtinë, 20 Qershor 2024!