Formula e miliarderëve, shtatë sekretet e tyre
Në vitin 1896, ekonomisti italian Vilfredo Pareto botoi vëzhgimet e tij se 20% e inputeve janë përgjegjës për 80 përqind të rezultateve që arrihen. Ky u quajt Parimi i Paretos, ose më thjesht, parimi 80/20.
Duke përdorur këtë parim, njerëzit sot mund të arrijnë rezultate më të mëdha për kohën, energjinë dhe paratë që shpenzojnë, duke gjetur ekuilibrin e duhur me Parimin 80/20.
Ja 7 sekrete për të arritur më shumë, me më pak përpjekje.
1. Formula 25/5
Mike Flint ishte piloti personal i investitorit dhe miliarderit të njohur miliarder Uarren Buffett për 10 vjet. Pas diskutimit të qëllimeve të jetës dhe karrierës me shefin e tij, Buffett i kërkoi atij të bënte këtë ushtrim të thjeshtë në tre hapa:
Shkruaj 25 objektivat e tua më të mira.
Identifiko 5 objektivat më të mira nga 25 që shkruajte.
Pasi të kesh identifikuar 5 objektivat më të mira dhe i ke shkruar, hidhi tutje 20 objektivat e mbetura.
Bukuria e këtij ushtrimi është që të identifikoni 20% kryesor të objektivave tuaja duke identifikuar qartë se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme për ju. Kjo ju jep një busull për të gjetur drejtimin tuaj sa herë që dilni nga rruga. Bëni këtë ushtrim dhe bëni disa veprime të përditshme drejt përmbushjes së këtyre objektivave, pa dështuar çdo ditë. Këto objektiva bëhen tabelat tuaja sa herë që ndiheni të humbur, në mënyrë që të mund të rifokusoheni dhe të ktheheni në rrugën e duhur.
2. Eliminoni fërkimet e brendshme
Cilido qoftë qëllimi juaj, pjesa më e vështirë shpesh është të fillosh.
Kur vjen koha që të shkoni në punë dhe ju e shtyni, po përjetoni një formë të rezistencës, ose “fërkimin e brendshëm”.
Burrat janë të mirë në zbatimin e vullnetit, por vullneti është i kufizuar. Më e keqja, duke detyruar veten të bëni diçka mund të përfundojë që të formojë një asociim negativ me vetë detyrën, gjë që mund t’ju bëjë të hiqni fare dorë në afat të gjatë.
Mënyra më e mençur për të punuar përmes kësaj është të planifikoni përpara, të eliminoni shpërqëndrimet dhe të punoni me “shpërthime” prej 25 deri në 50 minuta.
Me fokus të plotë, punoni me një detyrë gjatë atij blloku kohor. Kjo ju ndihmon të bëni më shumë duke ndihmuar që të jeni më i përkushtuar me të gjitha burimet tuaja mendore.
3. Ushtrohuni
Injorimi i ushtrimeve fizike është i zakonshëm, gjë e cila është e trishtë sepse është mjeti i fundit i 80/20. Endorfin që zhdukin dhimbjen; humbje e natyrshme e peshës; efektet e ndërtimit të muskujve; efektet anti-plakje të hormonit të rritjes; lehtësim i stresit; kimikate që rrisin humorin; qartësia më e madhe mendore, dhe shumë të tjera, janë të gjitha efektet anësore pozitive të ushtrimeve të rregullt. Filloni sot duke vendosur të ushtroni për 20 minuta në ditë pa dështuar.
Për të shtuar 80/20, përdorni ushtrime për forcën, me qëllim që të tonifikoni muskujt në masë. Sa më të fortë që të jeni, aq më pak energji ju duhet të lëvizni gjatë gjithë ditës.
Si rezultat, ju do të keni më shumë masë të muskujve, do të digjni më shumë kalori dhe do të shfaqni më shumë vetëbesim.
4. Stop shqetësimit
Brengosja e tepruar është një humbje e energjisë së çmuar. Krijon një gjendje ankthi që ushqen dyshimin tek vetja, e që çon në frikë pa arsye. Më keq akoma, ndjenja e frikës redukton motivimin, gjë që mund të vrasë aftësinë tuaj për të vepruar, që para se të filloni.
Pyesni veten nëse ajo që ju shqetëson mund të zgjidhet me veprimin tuaj personal. Nëse përgjigja është po, atëherë veproni tani dhe kujdesuni për të. Nëse ajo për të cilën shqetësoheni është përtej kontrollit tuaj për të vepruar, atëherë lëreni dhe mos u ndalni me të. Çlirimi i fuqisë tuaj mendore në këtë mënyrë çon në qetësi më të madhe të mendjes.
5. Efikasiteti i zakonit
Zakonet pozitive janë themeli i jetës së një njeriu të suksesshëm. Zakonet pozitive japin rezultate të larta pasi ato kërkojnë pak energji ose përpjekje për t’u vënë në veprim. Ashtu si skeleti i hekurit që tërhiqet drejt një magneti, ju tërhiqeni në drejtimin e zakoneve tuaja.
Nga një këndvështrim 80/20, do të duhet të investoni më shumë energji në fazat e hershme të zhvillimit të zakonve, por do të japë rezultate shumë më të mëdha sapo të ekzistojë zakoni.
Për të zhvilluar zakone të forta, ekzistojnë 3 çelësa: filloni me hapa të vejël, jini këmbëngulës dhe të jini të qëndrueshëm.
Mos u zhysni me kokë. Kjo është arsyeja pse shumica e vendimeve të marra në Vitin e Ri nuk funksionojnë në afat të gjatë. Filloni me pak dhe jini këmbëngulës dhe të qëndrueshëm në praktikën tuaj. Shumë shpejt, shprehia do të bëhet automatike dhe do të çojë drejt përparimit pozitiv drejt qëllimeve tuaja.
6. Krijoni kufizime konstruktive
Djemtë e kuptojnë sa e lehtë është të shpërqendrohen dhe të largohen nga bërja e gjërave që janë konstruktive në jetë. Por mund të mësoni të krijoni kufizime konstruktive ku bllokoni disa njerëz, vende dhe aktivitete, për t’ju ndihmuar të qëndroni në rrugën e duhur.
Filloni duke bllokuar copat e kohës që janë të dedikuara për aktivitete të veçanta, që ju shtyjnë drejt qëllimeve tuaja përfundimtare.
Nëse jeni në dietë dhe ju e dini se akullorja është një ushqim që ju pëlqen shumë, atëherë bllokojeni duke mos shkuar në pjesën e frigoriferit të dyqanit.
Kufizoni bashkëveprimin me njerëz negativë që ju vënë poshtë ose nuk e mbështesin rritjen tuaj.
Në terma 80/20, duke ruajtur disiplinën për të ndërtuar kufizimet e duhura, do ju nevojitet më pak energji për të ruajtur vrullin që punon në favorin tuaj. Ndërkohë që, dijeni se do ju duhet pesë herë më shumë energji dhe kohë për t’u kthyer në rrugën e duhur, nëse dilni prej saj.
7. “Prioritizojeni” ditën tuaj
Nëse çdo njeri filloi ditën duke mendnuar për performancë maksimale, atëherë të gjithë do të arrinin performancë më të madhe. Krijoni një rutinë në mëngjes për të zmadhuar rezultatet.
Për shembull, sapo të zgjoheni, pini ujë për t’u rihidratuar, shtriquni, bëni 20-30 minuta stërvitje, meditoni, hani një mëngjes të shëndetshëm dhe mendoni objektivat tuaja për ditën.
Gjithashtu, parashikoni ngjarjet negative që mund të hasni gjatë gjithë ditës. Si rezultat, ju do të jeni më të përgatitur për sfida të papritura.
Mos harroni, përgatitja e mendjes suaj për performancë maksimale është e rëndësishme, por po kështu është ndërmarrja e hapave për ta mbrojtur atë, që t’ju shërbejë gjatë gjithë ditës.