Forta Morina dhe Vesa Gjinaj pësojnë humbje në ‘Baku 2019’

21 korrik 2019 | 14:49

Tenistja Forta Morina nuk arriti të kalojë bartësen e grupit, Chelsea Fontenel të Zvicrës.

Shorti jo i mirë për Fortën, bëri që ajo të pësojë humbje 2:0 në sete (6:0, 6:0) në raundin e parë të Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, “Baku 2019”. Ajo do të garojë nesër edhe në çifte me Vesa Gjinajn.

Fotografia e Kosovo National Olympic Committee

Tenistja me të ardhme të ndritur, Vesa Gjinaj, nuk arriti të kalojë raundin e parë në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj “Baku 2019”, pasi u mund nga Melisa Senli (Turqi), 2:0 në sete (6:1, 6:1). Vesa do të garojë edhe në çifte me Forta Morinën.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princ Leka II pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti…