Fortesa Orana, medaliste e Ballkanit
15 tetor 2021
| 15:40
Karateistja e Kosovës, Fortesa Orana, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Orana shënoi tri fitore në kategorinë e saj +68 kilogramë, ndërsa në luftën për të bronztën mundi Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut. Ekipi i karatesë së Kosovës po përfaqësohet në Kampionatin Ballkanik me 11 garues.