
Forumi Crans Montana do të mbahet këtë vit në Kosovë
15 janar 2019
| 18:21
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar të martën një takim me presidentin e Forumit Crans Montana, Pierre Emannuel Quirin.
“Sipas idesë dhe propozimit tim jemi dakorduar për organizimin e Forumit prestigjioz botëror Crans Montana në Kosovë gjatë këtij viti. Kosova do të jetë nikoqire e kësaj ngjarje të madhe të nivelit ndërkombëtar”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/