Forumi Ekonomik i Grave kërkon reflektim nga partitë politike për barazi sociale

17 shtator 2019 | 13:05

Forumi Ekonomik i Grave (FEG) me anë të një letre publike të cilën iu ka drejtuar subjekteve politike, i ka ftuar që ato të reflektojnë në programin e tyre me zotimin për gjithë përfshirje dhe barazi gjinore në rrafshin social, ekonomik dhe politik përmes politikave dhe masave konkrete.

Sipas letrës, FEG thotë se pozita e gruas në shoqërinë kosovare nuk është në gjendje të mirë.

“Kjo letër është e bazuar në Agjendën Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave e hartuar në kuadër të Forumit Ekonomik të Grave projekt i implementuar nga Instituti Riinvest me mbështetjen e ARTC/USAID. Duke pas parasysh programet debutuese apo intervistat në mediat tuaja me kandidatët për kryeministër dhe deputet, ne ju lusim të keni parasysh edhe këtë komponent në pyetjet tuaj duke pas parasysh se pozita e gruas në shoqërinë kosovare është në gjendje jo të mire”, është thënë në letrën e dërguar nga Forumi Ekonomik i Grave, duke u shtuar se Forumi Ekonomik i Grave është një trup i pavarur, gjithëpërfshirës e unifikues, që ka mbledhur rreth vetes akterë, organizata e individë të shoqërisë që kanë interes, pjesë aktive e angazhim zhvillimin dhe fuqizimin e grave në ekonomi.

“Forumi është themeluar bashkërisht nga organizatat që përfshihen në mënyrë aktive në përmirësimin e pozitës së gruas në Kosovë. Forumi ekonomik i Grave është anëtarë me të drejta të plota në Këshillim Kombëtar për Zhvillim Ekonomikë”, është thënë në letrën e Forumit Ekonomik të Grave.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një postimi…