Forumi i Biznesit Kosovë-Portugali, Gërvalla e cilëson si hap të rëndësishëm
Në Prishtinë sot i ka hapur punimet forumi i parë i Biznesit Kosovë -Portugali.
Në hapje të tij kanë marrë pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe nënkryetari i parlamentit portugez, Marcos Perestrello.
Kryediplomatja kosovare ka njoftuar se mbrëmë ka pritur në darkë nënkryetarin e Parlamentit Portugez, Marcos Perestrello, dhe 23 përfaqësues të shquar të bizneseve portugeze të cilat për herë të parë marrin pjesë në forum.
“Ky forum shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Jam e entuziazmuar për mundësitë që ky bashkëpunim do të sjellë në të ardhmen në zhvillim ekonomik dhe fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve tona”, shkruan ajo në Facebook.