Forumi i Gruas së LDK-së kundër negociatave që cenojnë kushtetutshmërinë e Kosovës
Kryesia Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka mbajtur një mbledhje në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe kryetaret e degëve të këtij forumi.
Sipas njoftimit të LDK-së, Forumi i Gruas mbështet qëndrimet e Kryesisë së kësaj partie se çdo negocim për territorin e Kosovës cenon kushtetutshmërinë e saj.
“Ky mekanizëm i LDK-së është i përkushtuar si çdo herë në mbrojtjen e sovranitetit të vendit dhe kërkon vëmendjen qytetare në këto procese. Prandaj, Forumi i Ggruas së LDK-së si tejkalim nga kjo situatë i sheh të nevojshme zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”, ka njoftuar LDK-ja.
Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për planin e aktiviteteve të Forumit të Gruas dhe mobilizimit të grave në nivel të degëve.