Forumi i Gruas së Nismës në Gjakovë mobilizohet për zgjedhje

26 gusht 2019 | 19:24

Me prezencën e kryetares së Forumit të Gruas të Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami, është mbajtur të hënën takim mobilizues për përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare me Forumin e Gruas së Nismës në Gjakovë.

Kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka thënë se Forumi i Gruas së Nismës në këtë komunë nën drejtimin e Violeta Demës dhe shumë bashkëpunëtoreve të saj në këtë forum, është shembull i aktivitetit politik për të përfaqësuar gruan në jetën politike dhe në vendimmarrje.

“Gratë gjakovare gjithmonë kanë qenë pjesë e ndryshimeve historike dhe politike në vend, andaj Nisma Socialdemokrate në Gjakovë dhe në nivel vendi është adresa e vetme për fuqizimin e rolit të gruas në vendimmarrje. Me struktura unike dhe të mobilizuara siç është Forumi i Gruas së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë sukseset janë të arritshme që të ngadhënjejmë në zgjedhjet parlamentare më 6 tetor. Së bashku drejt fitoreve të radhës së Nismës Socialdemokrate me kryeministër Fatmir Limaj”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për…