Forumi i Paqes në Paris, shtrohet darkë në pallatin presidencial të Francës
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris, të enjten në mbrëmje ka pasur një darkë në Pallatin Presidencial të Francës bashkë me presidentin Emmanuel Macron.
Të dy liderët në darkë patën bashkëshortët e tyre, Harris ishte bashkë me burrin e vet, Doug Emhoff si dhe Macroni ishte me zonjën e parë franceze, Brigitte Macron. Të dyja çiftet janë përshëndetur me buzëqeshje dhe përqafime të ngrohta.
Ngjarja “VIP” ishte pjesë e Forumit të Paqes në Paris, ku Harrisi ka marrë pjesë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Disa liderë të tjerë evropianë ishin të pranishëm në darkë, duke përfshirë mbretin Felipe të Spanjës.
Në këtë samit është duke marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan “Dailymail”.