Forumi i Samsung AI 2023, shfaq tendencat kryesore në AI dhe Inxhinieri Kompjuterike
Ky event shërben si një platformë për të prezantuar arritjet kërkimore rreth ndikimit të inteligjencës artificiale
Samsung Electronics zhvilloi forumin dy ditor të Samsung AI, në të cilin ndau arritjet më të fundit kërkimore në inteligjencën artificiale (AI) dhe inxhinierinë kompjuterike, duke kontribuar në përmirësimin e gjenerimit të inteligjencës artificiale.
Me mbi 1,000 pjesëmarrës, duke përfshirë akademikë, ekspertë të industrisë, studiues dhe studentë , dita e parë e Forumit të Samsung AI u zhvillua në Qendrën e Konventës Suwon në Gyeonggi-do, Kore, me tematikën ” inteligjenca artificiale për një të nesërme më të mirë.” Një forum dy-ditor, ku dita e parë u organizua nga Instituti i Teknologjisë së Avancuar të Samsung (SAIT), ndërsa dita e dytë u organizua më 8 nëntor nga Samsung Research në kampusin Samsung R&D në Seul, Kore.
Kye Hyun Kyung, President dhe CEO i Divizionit të Zgjidhjeve të Pajisjeve (DS) të Samsung Electronics, tha në fjalimin e tij hapës, “Vëmendja është zhvendosur kohët e fundit drejt teknologjisë së inteligjencës artificiale, pasi ka potencialin për të ofruar zgjidhje të reja dhe për të adresuar në kohë të shkurtër sfidat. Por nevoja për kërkime të thelluara mbi sigurinë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e inteligjencës artificiale po rritet në të njëjtën kohë.”Kyung shtoi gjithashtu, “Ne presim që ky forum, ku janë mbledhur ekspertët më të mirë globalë, do të shërbej si një platformë për të diskutuar mbi mënyrat për të krijuar një të ardhme më të mirë, përmes inteligjencës artificiale ”.
Udhëzim i sigurt për kërkimin e AI; E ardhmja e gjenerimit të përmbajtjes së bazuar në tekst
Në përgjithësi, dita e parë e forumit të Samsung AI 2023 trajtoi dy tema kryesore: gjenerimi i përmbajtjes së bazuar në tekst dhe transformimi i AI në industrinë informatikë. Temat mbuluan përkatësisht inteligjencën artificiale dhe inxhinierinë kompjuterike.
Vlerësimet për studiues dhe studentë ekselent
Gjatë forumit, Samsung organizoi gjithashtu një ceremoni për të shpallur fituesit e çmimit Samsung AI “Researcher Award dhe Samsung AI/CE Challenge”. Qëllimi i këtyre vlerësimeve është të nxerri në pah studiuesit e ardhshëm, studentët e universitetit dhe të diplomuarit ekselent të vendit.
Çmimi “Hulumtuesi i Vitit” nga Samsung AI iu dha pesë studiuesve të inteligjencës artigiciale: Profesor Connor Coley nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts, Profesor Jason Lee në Universitetin Princeton, Profesor Emma Pierson në Universitetin Cornell, Profesor Xiang Ren në Universitetin e Kalifornisë Jugore, Profesor Virginia Smith në Universiteti Carnegie Mellon.
Mes të nderuarve, profesori Lee tregoi se është fokusuar në kërkimin teorik dhe të aplikuar, duke përfshirë të mësuarin e detajuar, të mësuarit përforcues dhe optimizimin. Në veçanti, puna e tij u vlerësua shumë për kontributin e dhënë në zhvillimin e kërkimeve të inteligjencës artificiale në të gjithë botën përmes publikimit të disa punimeve të jashtëzakonshme mbi optimizimin.
Fituesit e sfidës “Samsung AI/CE”, me aplikime nga 1,481 studentë që përbëheshin nga 410 ekipe, iu dha 16 ekipeve.
Ph.D. studenti Keondo Park nga Shkolla e Shkencës së të Dhënave të Universitetit Kombëtar të Seulit dhe anëtar i ekipit fitues të çmimit të madh, tha: “Gjatë zbatimit të drejtpërdrejtë të projektit tonë të AI, ne ishim në gjendje të eksploronim thellësisht rreth problemeve të mundshme. AI/ Sfida e CE ishte një mundësi e mirë për të zgjeruar horizontet tona në kërkime.”
Për më tepër, SAIT prezantoi rezultatet dhe projektet e punimeve kryesore kërkimore në AI dhe inxhinierinë kompjuterike. Ai gjithashtu përgatiti programe për të pranishmit që të angazhoheshin në ekosistemet vitale të AI dhe inxhinierinë kompjuterike.
Dita e dytë e forumit Samsung AI 2023:
Gjatë sesionit të parë, Dr. Hyung Won Chung nga OpenAI – një kompani kërkimi e inteligjencës artificiale, shpjegoi funksionimin e gjenerimit të përmbajtjes së bazuar në tekst gjatë fjalimit të tij, të titulluar, “Large Language Models (LLMs) (në 2023)” dhe adresoi sfidat me të cilat ato përballen në çdo fazë, si dhe trajektoren e tyre të ardhshme.
Pasdite, studentët e diplomuar nga universitetet e njohura vendase që janë aktive në kërkimin mbi ndikimin e inteligjencës artificiale prezantuan punimet e tyre, të cilat janë botuar në revista kryesore ndërkombëtare. Ata gjithashtu përshkruan se ku ishin fokusuar për kërkimin e tyre të ardhshëm.
Ekipi i udhëhequr nga profesori i Universitetit Kombëtar të Seulit Seung-won Hwang shfaqi një teknologji efikase kërkimi, duke përdorur gjenerimin e inteligjencës artificiale, ndërsa ekipi i profesorit Gunhee Kim demonstroi teknologjinë e arsyetimit hapësinor duke përdorur qasje multimodale.
Në sesionin e fundit, pjesëmarrësit u zhytën në Samsung Gauss dhe teknologjitë e AI në pajisje duke përdorur këtë model.Modeli përbëhet nga Samsung Gauss Language, Samsung Gauss Code dhe Samsung Gauss Image, dhe është emëruar sipas Carl Friedrich Gauss, matematikanit legjendar që themeloi teorinë e shpërndarjes normale, shtyllën kurrizore të mësimit të makinerive dhe AI. Për më tepër, emri pasqyron vizionin përfundimtar të Samsung për modelet, i cili është të nxjerrë nga të gjitha fenomenet dhe njohuritë në botë, në mënyrë që të shfrytëzojë fuqinë e AI për të përmirësuar jetën e konsumatorëve kudo.
Samsung Gauss Language, një model i përmbajtjes i bazuar në tekst, rrit efikasitetin e punës duke lehtësuar detyra të tilla si hartimi i emaileve, përmbledhja e dokumenteve dhe përkthimi i përmbajtjes. Inteligjenca artificiale gjithashtu mund të përmirësojë përvojën e konsumatorit duke mundësuar kontroll më efikas të pajisjes kur integrohet në produkte.
Samsung jo vetëm që po zhvillon teknologjinë e gjenerimit të inteligjencës artificiale, por gjithashtu po ecën përpara me aktivitete të ndryshme që sigurojnë përdorim të sigurt të saj. Nëpërmjet ekipit të AI Red, Samsung vazhdon të forcojë aftësinë për të eliminuar dhe monitoruar në mënyrë proaktive çështjet e sigurisë dhe privatësisë, duke filluar nga mbledhja e të dhënave deri te zhvillimi i modelit të inteligjencës artificiale, vendosja e shërbimit dhe rezultatet e gjeneruara nëpërmjet inteligjencës artificiale, të gjitha duke pasur parasysh parimet të etikës së AI.
Video zyrtare për Samsung AI Forum 2023 do të jetë e disponueshme në kanalin YouTube të Samsung Electronics nga 16 nëntori.