Forumi Intelektual kritikon qeverinë e Maqedonisë së Veriut për mungesën e respektit ndaj shqiptarëve
Kryetari i Forumit Intelektual, Prof. Dr. Artan Nimani, ka reaguar ashpër në lidhje me diskriminimin që po bëhet në Maqedoninë e Veriut ndaj gjuhës dhe identitetit shqiptar.
Kryetari Nimani në emër të Forumit Intelektual ka ngritur shqetësimin lidhur me trajtimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duke e cilësuar respektin ndaj tyre si një “hije e zbrazët” që zhduket përballë kërkesës për barazi gjuhësore.
Sipas Forumit, qeveria e re përdor një fasadë të respektit ndaj shqiptarëve, por në realitet mungon dëshira dhe vullneti për t’i pranuar dhe trajtuar ata si të barabartë. Respekti për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut është si një hije e zbrazët, që vetëm në dukje ekziston, por zhduket sapo të afrohet drita e kërkesës për barazi gjuhësore.
Qeveria e re e MV-së duket se e përdor këtë respekt si një fasadë, ndërsa në realitet nuk ka as dëshirë dhe as vullnet për ta pranuar gjuhën tonë apo për të trajtuar shqiptarët si të barabartë. Në vend që të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe integrimi, ajo vazhdon t’i injorojë të drejtat tona dhe të shtypë identitetin gjuhësor e kombëtar.
“Kritikët e qeverisë thonë se në vend të ndërtimit të urave të bashkëpunimit dhe integrimit, ajo vazhdon të injorojë të drejtat e tyre dhe të shtypë identitetin gjuhësor e kombëtar”, thuhet në reagimin e tyre.