![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/FB_IMG_1693298738685.jpg)
Forumi strategjik i Bledit, sot në fokus integrimi evropian i vendeve të rajonit
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka publikuar në “Facebook” foto nga margjina e Forumit Strategjik të Bledit, organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, së bashku me ministrat e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla- Schwartz, të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic, të Kroacisë, Gordan Grliç Rаdman, zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, si dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të Sllovenisë, Azhej Frangesh, i Norvegjisë, Arne Sanes Bjornshtad, i Britanisë së Madhe, Lordi Stjuart Piç dhe i Austrisë, Johannes Ajgner.
“Në fokus: Integrimi evropian i vendeve të rajonit si përcaktim strategjik dhe synim i politikës së jashtme. Krahas një kornize të qartë kohore për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit, koncepti i integrimit të përshpejtuar të rajonit para anëtarësimit do të sjellë parashikueshmëri, stabilitet më të madh dhe do të forcojë kredibilitetin e politikës së zgjerimit”, ka shkruar Osmani.