Foshnja e parë e porsalindur në Kamenicë gëzon subvencionim prej 200 eurosh
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka uruar foshnjën e parë që gëzoi subvencionin në vlerë prej 200 eurosh.
Kastrati ka thënë se 37 çifte kanë aplikuar për subvencionim. “Aneli është gëzimi i parë i Arditit e Evgjenisë, si dhe foshnja e parë në Kamenicë që gëzoi subvencionin në vlerë prej 200 eurosh. Ndonëse ky vit nuk ishte fort i këndshëm për të gjithë, dhuratën më të madhe patën 37 çifte që morën epitetin prindër, e që kanë aplikuar për subvencionim. Anel, je dhurata më e mirë për prindërit tu. Jetofsh gjatë!”, ka thënë ai.
Kryetari Kastrati ka marrë vendim që tash e tutje të subvencionojë çiftet e reja me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura.
(Q.R / Epoka e re)