Foshnja e parë e lindur në Zvicër në 2021-ën është shqiptare

01 janar 2021 | 19:30

Foshnja e parë e 2021-tës në Zvicër është e nacionalitetit shqiptar.

“Foshnja e parë e vitit 2021 në Zvicër lindi më 1 janar 2021 në 00:00 në Spitalin Universitar të Bazelit”, njoftoi Spitali Universitar i Bazelit, duke dhënë detaje për vajzën.

“Nejla është e gjatë 44 cm dhe peshon 2,440 gram”.

Në ora 3.15 të mëngjesit në Spitalin Baden Cantonal (KSB), pastaj lindi djali Janis Manuel. “Mirësevini Janis Manuel!”,  e përshëndeti Spitali foshnjën në Facebook.

Disa orë më vonë vazhduan njoftimet. “Mamitë dhe mjekët tanë kishin duart plot natën e kaluar, sepse fëmijët lindën në 7:15 të mëngjesit”, vazhdon spitali me urimet për një fillim të mbarë të jetës për bebet, shkruan 20min.ch, përcjell albinfo.ch.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar Haxhi Robin Krasniqi arriti suksesin më të madh…