Foshnja e parë në 12 vjet, në ishullin ku ndalohet të lindësh
22 maj 2018
| 10:36
Një ishull i largët brazilian në Atlantik, në të cilin është i ndaluar me ligj sjellja në jetë e fëmijëve, ka festuar për një ngjarje “historike”, ardhjen në jetë të foshnjës së parë në 12 vjetët e fundit.
Fernando de Noronha, ishulli që gjendet 370 km larg qytetit Natal, ka rreth 3 000 banorë, por asnjë maternitet. Nënave që planifikojnë të sjellin në jetë një fëmijë u kërkohet të udhëtojnë në tokën kontinentale për t’i lindur foshnjat. Por, gruaja, e cila nuk dëshiron të identifikohet, solli në jetë një vajzë ditën e shtunë në këtë ishull.