Fotis Takianos i prijën Rahovecit edhe në kampionatin e ri

29 korrik 2021 | 14:01

KB Rahoveci ka vendosur të vazhdoj bashkëpunimin me trajnerin grek, Fotis Takianos. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e KB Rahovecit në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

“Siç e kemi thënë edhe në përmbyllje të edicionit, se kur ia dhamë lamtumirën, ai nuk kishte pranuar. Thellë-thellë brenda vetes dinte se do të bashkoheshim sërish. Ashtu edhe ndodhi. Klubi ka kënaqësinë të njoftoj marrëveshjen me trajnerin Fotis Takianos. Në edicionin e ri ai do të bëjë më të mirën për ngjyrat ‘bardhekaltër’ nga ‘Mizahir Isma’”, thuhet në njoftimin e “Vreshtarëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja miqësore parasezonale ndërmjet Portos dhe Romës nuk ishte edhe…