FOTO | Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

24 nëntor 2024 | 18:04

Tre persona janë arrestuar te Manastiri i Deçanit. Arsyeja është se në targat e veturës së tyre ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”.

Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka hasur në një veturë të dyshuar me targa malazeze. Në targat e kësaj veture ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”, e policia pas një pune intensive ka arrestuar tre të dyshuar, që gjendeshin në automjet.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në

shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

Rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si “nxitje te urrejtjes”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me presidenten Vjosa…