
Foto e rrallë e ushtarëve të UÇK-së në Kleçkë
16 dhjetor 2018
| 13:30
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ferat Shala, ka vazhduar me publikimin e fotografive nga periudha e luftës çlirimtare në Kosovë.
Kësaj radhe, Shala në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar një fotografi e cila është realizuar në verën e vitit 1998 në Kleçkë.
“Një tjetër fotografi nga periudha e lavdishme e UÇK-së. Momente pushimi me bashkëluftëtarë në Kleçkë në verën e vitit 1998”, ka shkruar Shala.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/photos/a.1686288758313286/2284978441777645/?type=3&theater