Foto e rrallë pak para sulmit të parë ndaj familjes Jashari në Prekaz
Sot janë bërë 30 vjet nga sulmi i parë mbi familjen Jashari në Prekaz.
Me këtë rast, Adem Jashari i ri ka publikuar një foto të lagjes së Jasharëve nga ajo ditë.
Këtë fotografi ai e ka ndarë në “Instagram”, teksa ka shkruar se fotografia është bërë më 30 dhjetor të vitit 1991.
Në sulmin e dytë ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998, dy persona nga kjo familje janë plagosur.
Më 5 mars 1998, forcat serbe sërish rrethuan shtëpinë ku gjendej Adem Jashari dhe familja e tij me tanke dhe artileri të rëndë. Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.
Pas vdekjes, Adem Jashari ishte ë bërë simboli i luftës së Kosovës dhe pavarësisë së vendit.
Shtëpia e familjes Jashari pas pavarësisë së Kosovës është kthyer në shtëpi përkujtimore. Ndërsa përballë shtëpisë gjenden edhe varrezat e dëshmorëve që humbën jetën në sulm. Në Prekaz gjithashtu gjendet edhe një muze ku ekspozohen veshjet dhe gjërat e familjes Jashari.