Foto e rrallë / Putini, në takimin e Ronald Reaganit me Mikhail Gorbachevit, nga KGB ishte ‘maskuar’ si fotograf
Në vitin 1988, Presidenti i SHBA, Ronald Reagan udhëtoi në Moskë për të takuar liderin sovjetik, Mikhail Gorbachev. Reagan u shoqërua nga fotografi i tij, Pete Souza, i cili më vonë u bë fotografi zyrtar i Presidentit Obama.
Gjatë vizitës, presidenti amerikan shtrëngoi duart me disa persona, ndërsa në takime mendohet se u shfaq edhe Vladimir Putin, në atë kohë agjent i KGB-së, por i maskuar si fotograf.
Nëse shikoni me kujdes foton, do të shihni një burrë me një aparat fotografik të varur në qafë, teska hedh sytë nga Reagan teksa ky i fundit shtrëngon duart me një fëmijë të vogël. Sipas Souza, ai njeri nuk është askush tjetër përveç presidentit të ardhshëm rus Vladimir Putin, i cili në vitin 1988 ishte thjesht një agjent i KGB-së.
Zëdhënësi i shtypit i Putinit, Dmitry Peskov, ka mohuar që burri në foto ishte kreu i ardhshëm i shtetit të Rusisë.