Foto e Thaçit e ’97-s, la Zvicrën, zgjodhi rrugën e lirisë
10 nëntor 2020
| 11:08
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla, ka publikuar në llogarinë e vet një fotografi të Thaçit duke u kthyer nga Franca në Zvicër, në vitin 1997.
Syla ka shkruar se Thaçi zgjodhi rrugën e lirisë, raporton “Epoka e re”.
“I dënuar në mungesë me dhjetë vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë (e Danica Marinkoviqit) Hashim Thaçi u arratis në Perëndim. Atje, midis Parisit dhe Zürich-ut, mund të bënte jetë të qetë… por ai zgjodhi rrugën e lirisë. (Vjeshtë 1997, duke u kthyer nga Franca në Zvicër)”, ka shkruar Ismail Syla.