
Foto ikonike e veturës së Zahirit, Edmondit dhe Hakifit të UÇK-së, e përzgjedhura e vitit nga National Geographic
National Geographic, media lidere botërore në gjeografi, hartografi dhe eksplorim. E njohur për foto-reportorin e madh, ajo është një nga revistat më të lexuara të të gjitha kohërave.
National Geographic është revista e cila e ka çuar më tej kuptimin dhe ndërgjegjësimin tonë për botën për më shumë se 130 vjet.
Këtë herë edhe një foto nga Baza e Parë e UÇK-së, në Lladoc është në mesin e fotove më të vlerësuar.
2,238,899 foto ishin dërguar, e foto e veturës së heronjëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu të vrarë nga policia Serbe në Pestovë të Vushtrisë me 31 janar 1997, është në mesin e 49 fotove më të veçanta.
Deputetja Floretë Zejnullahu e PDK-së, mbesa e heroit, ka postuar dhe falendëruar fotografen Justyna Mielnikiewicz dhe National Geographic për këtë përzgjedhje.
Përshkrimi i revistës për foton ikonike: