Foto në shtrat me Arjonin, Ana e pranon në lot: Është gjithçka e vërtetë

11 dhjetor 2020 | 10:58

Foto në shtrat me Arjonin, Ana e pranon në lot: Është

Pas fotos që trazoi ujërat, të cilën Arjoni e postoi në rrjetin e tij social, ku shfaqej në shtrat me Anën, kjo e fundit ka sqaruar gjithçka në puntatën e sotme në Përputhen.

E shfaqur në lot në një lidhje Skype ajo tregon: “Eshtë moment i vështirë, por ajo që më lëndon më shumë kur shoh mamin tim me lot, se unë e di që jam e pastër, dhe vëllezërve të mi u them që të mos bëjnë gabime karshi meje duke më parë nga emisioni. Unë dua të jem e fortë dhe t’u them vëllezërve të mi që të mos bëjnë gabime që nesër të pendohen.

Foto është e vërtetë, dhe dua ta sqaroj situatën. Në fillim të emisionit m’u duk djalë me vlera, pas disa puntatash më shkroi ai vetë, jashtë emisionit të gjithë jemi njerëz të tjerë. Atij t’i vijë turp për gjestin, se më ka fotografuar kur isha në gjumë. Të bësh ca foto për ca folloëers, është gjë e ulët. Foto është bërë para dy muajve kur Arjoni u bë pjesë e emisionit,” tha Ana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Çfarë  ju bën ndonjëherë agresive, sepse ju jeni një vajzë…