Foto nostalgjike e periudhës së mbijetesës së futbollit të Kosovës. Llukar, 1996

11 shkurt 2024 | 17:10

Kryesia e Federatës së Futbollit të Kosovës për shkak të represionit të vazhdueshëm të regjimit fashist serb dhe vështërsive të udhtimeve që kontrolloheshin 24 orë nga policia serbe në tërë teritorin e Kosovës mori vendim që të bëj një ndarje teritoriale pêr të lehtësuar zhvillimin e ndeshjeve futbollistike të ekipeve nga Kosova.

Gjatë viteve të ‘90-ta nga FFK-ja u themeluan 4 grupe me nga 8 ekipe në total 32 sosh.

Grupi i Prishtinës, Grupi i Mitrovicës, Grupi i Gjakovës dhe Grupi i Ferizajit.

Më 19-20 qershor të vitit 1996 në fushën e fshatit Llukarë të Prishtinës ishte orgaizuar turneu i seleksioneve të katër grupeve të futbollit të Kosovës.

Pra në turnir merrnin pjesë: Grupi i Prishtinës, Grupi i Mitrovicës, Grupi i Gjakovës dhe Grupi i Ferizajit.

Në këtë turne kishte ngadhënjyer grupi i Gjakovës me përzgjedhësin Faruk  Domi dhe trajnerët Genc Hoxha, Ismet Ahmeti dhe Sinan Osmani.

Rezultatet:

GRUPI I MITROVICËS – GRUPI I GJAKOVËS 2:7

GRUPI I GJAKOVËS – GRUPI I PRISHTINËS 1:1. Me penalti /5:4 /.

Në foto seleksioni i Grupit të Gjakovës i cili dy vite me radhë ishte fitues i këtyre turneve.

Nga e majta në këmbë: Osmani, Gjinali, Veseli, Tabaku, Domi, Lyta, Jasiqi, Ahmeti. Ulur: Brahushi, Suka, Osmani, Toska, Dana, Krasniqi.

(Marrë nga faqja zyrtare e Faruk Domit)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga viti 1968 e deri në vitin 2013. Me librat…