Foto prekëse | 54-vjeçari humb jetën në aksident, qeni i tij del nga automjeti dhe pret të zotin

03 nëntor 2024 | 20:04

Një 54-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele në një aksident rrugor në qytetin Lamia të Greqisë.

Ai ishte duke lëvizur me makinën e tij tip ‘Smart’ në rrugën nacionale drejt Selanikut dhe për shkak të punimeve në rrugë, i është dashur të lëvizë në dalje të Agia Marinës.

Në kryqëzimin e daljes në mbikalimin që lidh autostradën e vjetër me Agia Marinën, duket se nuk e ka vënë re tabelën STOP shkruan Protothema, dhe ka tentuar pa u ndalur të kalojë vertikalisht rrugën për të hyrë në autostradën e vjetër.

Në atë kohë në urë në drejtim të Agia Marinës lëvizte një mjet tip ‘Nissan’, i cili përplasi Smartin. Përplasja ka shkaktuar përmbysjen e mjetit të dytë, si pasojë e të cilit drejtuesi i tij 54-vjeçar ka humbur jetën menjëherë.

Në vendngjarje policët e Policisë Rrugore në Autostradë kanë kërkuar ndihmë nga EKAV-ja dhe Brigada e Zjarrfikësve. Burri fatkeq është nxjerrë i vdekur nga automjeti i tij dhe është dërguar në ambulancë.

Sikurse duket nga pamjet e publikuara nga mediat greke, në vendin e ngjarjes qëndron qeni i të ndjerit, i cili duket sikur pret të zotin.

Hetimet paraprake për shkaqet e sakta të aksidentit po kryhen nga autoritetet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte padyshim një sfidë spektakolare, pavarësisht se përfundoi në barazim.…