Foto rrëqethëse: Reagimi i djalit pasi i shpëtohet nëna nga rrënojat
Foto të paharrueshme janë publikuar të hënën nga Turqia, pas tërmetit shkatërrimtar.
Edhe pse shanset për të gjetur dikë të gjallë po zvogëlohen ndjeshëm çdo orë, disa njerëz janë shpëtuar më shumë se shtatë ditë pas tërmetit të tmerrshëm.
Miray, një vajzë e vogël është shpëtuar në qytetin jugor të Turqisë, Adiyaman. Ajo është gjetur e gjallë në rrënojat e godinës edhe 178 orë pas tërmetit.
“CNN Turk” ka raportuar se vajza është gjashtë vjeç dhe se ekipet e shpëtimit janë afër nxjerrjes së motrës së saj më të madhe nga rrënojat.
Disa foto prekëse vijnë nga Hatay, provinca ku shpëtimtarët kanë nxjerr të gjallë një grua nga rrënojat e një pallati. Ajo quhet Serap Donmez dhe bien në sy fotot e djalit të saj duke festuar gjetjen e nënës së tij.
Një tjetër grua, 70-vjeçarja Nuray Gurbuz është gjetur e gjallë të hënën në Hatay, 178 orë pas tërmetit.