(Foto / Videoreportazh, nata e 60 në Prishtinë) Ndeshja e Kosovës dhe shiu zvogëlojnë qarkullimin
Ndeshja e Përfaqësueses së Kosovës në futboll kundër Moldavisë në Ligën e Kombeve dhe reshjet e shiut që kanë rënë në Prishtinë kanë ndikuar në zvogëlimin e qarkullimit në orën e kufizimit të lëvizjes, raporton “Epoka e re”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi të enjten se gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Megjithatë, lajm i mirë ishte se numri i personave të infektuar ka rënë.
“Nga 459 mostra të marra, 78 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Numri total i rasteve pozitive është 13.791 raste nga 52.616 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 548 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.113 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.130.