(Foto/Videoreportazh, nata L në Prishtinë) Lëvizje të shumta në Prishtinë  

24 gusht 2020 | 23:07

Nata e pesëdhjetë e masave kufizuese në luftën kundër virusit Korona të vendosura nga Qeveria e Kosovës është e njëjtë me netët e kaluara ku vërehen lëvizje të shumta nga qytetarët dhe veturat në rrugët e kryesore, por edhe në hyrje-daljet e Prishtinës, raporton “Epoka e re”.

Sonte vërehen grupe të Policisë se rendit dhe të njësisë për intervenime të shpejta në disa pika kontrolluese në kryeqytet.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të hënën se gjatë 24 orëve të fundit  janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara ka nominuar zyrtarisht presidentin…