(Foto/Videoreportazh, nata LI në Prishtinë) Qarkullim i zakonshëm në Prishtinë
Nata e pesëdhjetë e një e masave kufizuese ishte natë e zakontë, pa ndikim të theksuar nga kufizimet e vendosura nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër pandemisë Covid-19, raporton “Epoka e re”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të martën se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 471 mostra prej të cilëve rezultojnë 136 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.788 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.407.
(Epoka e re)