(Foto / Videoreportazh, nata LV në Prishtinë) Fundjava dhe pushimet nuk i rrallojnë lëvizjet në Prishtinë

29 gusht 2020 | 23:00

Pavarësisht fundjavës dhe pushimeve verore, lumenj veturash lëvizin nëpër kryeqytet edhe pas orës se kufizimit të lëvizjes të vendosur nga Qeveria e Kosovës në luftën kundër Covid-19, raporton “Epoka e re”.

Të shtunën janë raportuar 9 raste të vdekjes nga virusi Covid-19, derisa janë testuar 466 mostra prej të cilëve rezultojnë 115 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar poashtu se total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.352.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Kosova…