(Foto / Videoreportazh, nata LVI në Prishtinë) Ora policore nuk e pengon qarkullimin në Prishtinë

30 gusht 2020 | 23:01

Në natën e pesëdhjetë e gjashtë të masave kufizuese në luftën ndaj virusit Korona të vendosura nga Qeveria e Kosovës, gjatë orës policore Prishtina ngjan në qytetet që ose nuk e kanë përjetuar Covid-in ose që e kanë tejkaluar moti. Deri pas orës 23:00 radhët e veturave nuk ndalen se qarkulluari, raporton “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit tetë persona kanë ndërruar jetë, derisa 119 raste kanë rezultuar pozitive m Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 13.334 raste nga 50.683 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 516 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.345.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka filluar sot përgatitjet për ndeshjen…