(Foto / Videoreportazh, nata LVII në Prishtinë) Nuk po respektohet ora policore në Prishtinë

31 gusht 2020 | 23:00

Pavarësisht se numri i vdekjeve dhe rasteve të reja pozitive me Covid-19 në Kosovë vazhdon të jetë i lartë, masat kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës nuk po respektohen.

Në natën e pesëdhjetë e shtatë të këtyre masave, që është dita e parë e javës, por e fundit e muajit gusht, lëvizja e qytetarëve dhe makinave në orë policore është e njëjtë sikurse në kohët më të mira, raporton “Epoka e re”.

Numri i vdekjeve në Kosovë vazhdon të jetë i lartë nga Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar së në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të vdekjes, kurse 120 raste kanë rezultuar pozitiv nga 452 mostrat e marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sonte në stadiumin “Fadil…