(Foto / Videoreportazh, nata LVIII në Prishtinë) Shtatori fillon me lëvizje të pakontrolluara

01 shtator 2020 | 23:15

Dita e parë e shtatorit në ore policore fillon me rutinën e muajve të kaluar, me lëvizje të pakufizuara dhe pa kontroll. Qeveria e Kosovës ka vendosur masat kufizuese në luftën ndaj Covid-19, por këto masa vazhdojnë të mos respektohen nga qytetarët, ani pse numri i vdekjeve dhe infektimeve me Covid vazhdon të jetë i madh, raporton “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orëve e fundit tetë persona kanë humbur jetën, derisa 147 raste kanë rezultuar pozitivë.

Numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Fidan Aliti ka deklaruar se Përfaqësuesja e Kosovës do…