(Foto / Videoreportazh, nata XLI në Prishtinë) Qarkullim i dendur në muajin e pushimeve në Prishtinë

15 gusht 2020 | 22:54

Përkundër faktit se jemi në muajin e pushimeve dhe shumë prishtinas ato i kalojnë jashtë qytetit dhe jashtë Kosovës, qarkullimi i veturave është i dendur edhe në kohën e kufizimit të qarkullimit. Ndërsa numri i të infektuarave me virusin Korona dhe i rasteve të vdekjeve të reja në Kosovë vazhdon të jetë i lartë, raporton “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 451 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924.

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Lyonit po tregon se është mjaftë e fortë…