(Foto / Videoreportazh, nata XLV në Prishtinë) Qarkullimi në kryeqytet vazhdon të jetë i pakontrolluar

19 gusht 2020 | 23:00

Nata e dyzetë e pestë e masave parandaluese kundër përhapjes së virusit ‘Korona’ nuk ka asnjë dallim nga netët e kaluara në Prishtinë.

Qarkullimi i qytetarëve dhe veturave është i zakonshëm, derisa kontrollet e policisë janë shumë të pakta në rrugët kryesore. Numri i të vdekurve dhe numri i të infektuarave me Covid-19 vazhdon të jetë i lartë në Kosovë e në anën tjetër qytetarët në kohën e masave kufizuese nuk i respektojnë aq sa duhet, raporton “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të mërkurën se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 470 mostra prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 11.848 raste nga 45.397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.739.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich-PSG do të jetë finalja e Champions League për…