(Foto/Videoreportazh, nata XLVII në Prishtinë) Sonte qarkullim normal në Prishtinë
Në natën e dyzetë e shtatë të masave parandaluese në luftën kundër Covid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës është vërejtur një qarkullim normal nga qytetarët dhe veturat në rrugët kryesore të Prishtinës.
Në netët e kaluara qarkullimi ka qenë më i madh si nga qytetarët ashtu edhe nga veturat. Ndërsa në orën e raportimit (23:00) nuk janë vërejtur kontrolle të Policisë së Kosovës, raporton “Epoka e re”.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orëve e fundit janë testuar gjithsej 584 mostra prej të cilëve rezultojnë 162 raste pozitive.
Ndërsa janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.168 raste nga 46.452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571.
(Epoka e re)